Haxhiu: Fatkeqësi për vendin që ministër i Financave është Hekuran Murati

Aktuale

Haxhiu: Fatkeqësi për vendin që ministër i Financave është Hekuran Murati

Më: 26 maj 2022 Në ora: 23:49
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha që në këtë kohë krize është fatkeqësi për vendin që Ministrinë e Financave është duke e udhëhequr Hekuran Murati.

Sipas tij, situata aktuale në Kosovë është për shkak të Muratit dhe Qeverisë Kurti, teksa shtoi që i njëjti kërkon ta hedhë diku tjetër fajin për mosaftësinë e tij.

“Konsideroj që është fatkeqësi për vendin që në kohë krize Ministrinë është duke e udhëhequr Hekuran Murati. Nuk udhëhiqet në këtë formë dikasteri më i rëndësishëm…

Ai është manipulator i jashtëzakonshëm, dhe sa herë del në foltore, asnjëherë nuk shikon te mazhoranca, ose shikon në të majtë nga LDK-ja, ose nga PDK-ja, sepse ky andej i ka problemet. Ky e ka problem ta gjejë dikë fajtor për paaftësinë e tij, sepse kjo situatë është për shkak të mos aftësisë së ministrit të Financave dhe të Qeverisë”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat