​Krasniqi dhe Kumbaro flasin për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri në sektorin e turizmit

Aktuale

​Krasniqi dhe Kumbaro flasin për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri në sektorin e turizmit

Më: 27 maj 2022 Në ora: 22:05
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ku mes tjerash kanë biseduar për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në veçanti në sektorin e turizmit.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se e ka njoftuar edhe për punën dhe angazhimin e tyre pas themelimit të kabinetit për Qeverisje të Mirë, ku hapësirë shumë të rëndësishme i kanë dhënë agjendës së gjelbër dhe bashkëpunimit ndër-shqiptar.

“Duke qenë se kryeqyteti kulturor e historik i shqiptarëve - Prizreni, tashmë udhëhiqet nga PDK, dhe për shkak të afërsisë së tij gjeografike me Shqipërinë, diskutuam rreth formave të angazhimit të përbashkët në zhvillimin e mëtejmë të turizmit në këtë pjesë të vendit tonë.

Mirela, në secilin pozicion publik që ka mbajtur, ka qenë dhe është shembull i suksesit dhe bashkëpunimit dhe s'kam dyshim se angazhimi i saj për rritjen e shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve tona do të jap rezultate te prekshme”, ka shkruar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat