​Kumbaro në takim me Abdixhikun shpalos pjesë nga plani për krijimin e hartës së përbashkët turistike

Aktuale

​Kumbaro në takim me Abdixhikun shpalos pjesë nga plani për krijimin e hartës së përbashkët turistike

Më: 27 maj 2022 Në ora: 22:06
Foto nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Ku bisedoi për nevojën dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, theksoi se bukuritë tona janë të përbashkëta, ndaj dhe angazhimi i përbashkët në promovimin dhe zhvillimin e turizmit në vendet tona është i domosdoshëm.

Ministrja Kumbaro, pasi që vlerësoi qasjen e kryetarit Abdixhiku për angazhim të përbashkët, shpalosi edhe pjesë nga plani për krijimin e hartës së përbashkët turistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat