Analisti nga Amerika: Dritan Abazoviq ra në kurthin Rama-Vuçiq

Aktuale

Analisti nga Amerika: Dritan Abazoviq ra në kurthin Rama-Vuçiq

Nga: N. Sh. Më: 28 maj 2022 Në ora: 09:04
Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka rënë në kurthin e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit.

Kështu shprehet analisti nga amerika, prof. dr. Binak Maxharraj.

Përmes një postimi në facebook, Maxharraj thotë se, Abazoviq nuk ka fuqi politike që të vendos që t’i bashkohet Open Ballkanit.

Sipas tij, për këtë vendos Milo Gjukanoviq, që sipas tij është i pavarur nga Serbia.

Postimi i plotë:

ABAZOVIQ NË KURTHIN VUÇIQ-RAMA.

Forca politike e Dritan Abazoviq anipse është kryeministër me vetëm katër deputetë të partisë së tij, është shumë e vogël gati shpërfillëse.

Abazoviq nuk e ka fuqinë politike të vendos për projekte të mëdha me rëndesi për vendin.

Pjesëmarrja e tij në "Ballkanin e hapur" Vuçiq-Rama është i pamundur anipse që nga ardhja e tij për kryeministër të Malit të Zi Rama dhe Vuçiq po i laritën për tu bërë pjesë e "Ballkanit të Hapur" i cili tanime është inekzistent.

Abazoviq nuk mund të vendos se a do të shkojë në "Ballkanin e Hapur" apo jo. Për punë të medha për Malin e Zi vendos dikush tjetër me forcë shumëfish më të madhe se sa Abazoviç, e ky është Milo Gjukanoviq i cili me meritën e tij Mali i Zi u bë i pavarur nga Serbia.

Kjo do të thotë se Abazoviq le të miklon sa të do me Vuçiqin e Ramën por për asgjë nuk mund të vendos pa pëlqimin e Milo Gjukanoviqit, artitektit të Malit te Zi, sepse tek e fundit ardhja e Driton Abazoviqit për kryeministër është meritë e Gjukanoviqit.

E Milo Gjukanoviq me kohë para disa vitësh është deklaruar se Mali i Zi nuk bëhët pjesë e hegjemonizmit serb përmes një projektit hibrid siç është "Ballkani i Hapur” që nuk përkrahet nga BE por këto ditë edhe G7 (shtat vendet më të fuqishme të botës e hodhën poshtë).

Pra, projekti fashizoid "Ballkani i Hapur" Vuçiq - Rama do shkojë në histori si një paçaver e ndytë, ashtu siç shkojë në kohën e vetë edhe projekti "Ballkania" i Adem Demaçit i cili e gulfatëte Kosovën në kthetrat e sllavofashizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat