Abazoviq jep detaje nga takimi me presidenten Osmani

Aktuale

Abazoviq jep detaje nga takimi me presidenten Osmani

Më: 30 maj 2022 Në ora: 17:11
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin ka folur për projekte të përbashkëta mes dy vendeve.

Për takimin që u zhvillua në margjinat e Samitit për Demokraci të Europës Juglindore njoftoi Abazoviq përmes një postimi në Twitter. 

“Detyra e përbashkët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është që në periudhën e ardhshme të konkretizojnë projekte me interes të përbashkët në fushën e ekonomisë dhe transportit. Ishte kënaqësi të bisedoja sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Budva”. 

Në këtë samit, Osmani ka mbajtur sot një fjalim të fokusuar në ndryshimin e arkitekturës së sigurisë në Evropë si pasojë e luftës në Ukrainë dhe implikimet e këtyre zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat