Shpend Ahmeti tallet me huqjet “diletante” të deputetit Haxhiu

Aktuale

Shpend Ahmeti tallet me huqjet “diletante” të deputetit Haxhiu

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 16:53
Bekim Haxhiu dhe Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është tallur me ndryshimet që ka bërë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në një status në Facebook, pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti, e quajti deputetin diletant.

Ahmeti në Twitter ka shkruar se Haxhiu ka ndërruar disa herë fjalën “dieletant” në statusin e tij.

Sipas Ahmetit historia e ndryshimeve në statusin e tij na tregon dilitantizmin e shkrimit në Facebook

“Një herë e shkruan “dilitant” e “dilitantizëm” mandej e ndërron vec fjalën dilEtant e mandej e ndërron edhe dilEtantizëm. Me pas lon origjinaliin kish shpëtu me gabim në tastiere. Por edit history na tregon dilitantizmin e shkrimit në facebook”, shkruan Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat