Kurti takon ministren finlandeze Tuppurainen, e falënderon për përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale

Kurti takon ministren finlandeze Tuppurainen, e falënderon për përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 13:27
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në forumin e Bratisllavës “Globsec 2022” ku është takuar me ministren e Finlandës për Çështje Evropiane Tytti Tuppurainen.

Kurti ka falënderuar Tuppurainen, për përkrahjen për anëtarësim të Kosovës në KiE dhe për liberalizim të vizave.

Finlanda dhe Kosova ndajnë vlera, sfida dhe interesa të përbashkët.

Urova ministren për Çështje të Evropës Tytti Tuppurainen për aplikimin e Finlandës në NATO dhe falënderova për përkrahjen aktive për anëtarësim në Këshillin e Evoprës & liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne do të punojmë së bashku për të rritur bashkëpunimin tonë socio-ekonomik dhe të sigurisë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat