​Presidentja Osmani do të vizitojë Slloveninë në muajin korrik

Aktuale

​Presidentja Osmani do të vizitojë Slloveninë në muajin korrik

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 17:20
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Sllovenisë në Prishtinë, Minca Benedejçiq me të cilën diskutoi për zhvillimet në vend dhe rajon.

Gjatë takimit, ambasadorja Benedejçiq ia dorëzoi presidentes Osmani ftesën e presidentit të Sllovenisë Borut Pahor për të realizuar vizitë zyrtare në këtë vend gjatë muajit korrik. 

Presidentja Osmani ka pranuar ftesën.

Ajo theksoi se vizita do të kontribuojë në thellimin e mëtejmë të raporteve ndërshtetërore në fushat e interesit të dyanshëm, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat