Ish ambasadori: A duhet argument tjetër shtesë për Edi Ramën që të heqë dorë nga Ballkani i Hapur?

Aktuale

Ish ambasadori: A duhet argument tjetër shtesë për Edi Ramën që të heqë dorë nga Ballkani i Hapur?

Nga: M.L. Më: 6 qershor 2022 Në ora: 20:45
Islam Lauka

Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka reaguar pasi ministri i jashtëm Rus Sergei Lavrov anuloi vizitën e tij në Serbi.

Në një postim në Facebook Lauka ka shkruar se Lavrov shprehu keqardhjen e thellë për anulimin e kësaj vizite për shkak se nuk do të mund të shprehte mbështetjen e plotë të Rusisë për "Ballkanin e hapur.

Sipas tij Ballkani i hapur shihet si një instrument efikas për shmangien e sanksioneve nëpërmjet ndryshimit të thjeshtë të dokumenteve të origjinës së mallit, nga prodhimi rus, në atë serb.

Postimi i plotë:

Ballkani i hapur si instrument i Moskës për shmangien e sanksioneve.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov e anuloi vizitën e tij në Serbi, për shkak të bllokimit të hapësirës ajrore nga Bullgaria, Rumania dhe Mali i Zi. Ai shprehu keqardhjen e thellë për anulimin e kësaj vizite, jo se nuk do të takonte dot miqtë e tij, Vuçiqin, Daciqin, Dodikun, apo patriarkun serb, por, siç deklaroi vet ai, për një arsye tjetër themelore - nuk do të mund të shprehte mbështetjen e plotë të Rusisë për "Ballkanin e hapur".

Ky shqetësim i Kremlinit është real sepse në kushtet e sanksioneve te gjithanshme perëndimore kundër Rusisë, kjo nismë shihet si një instrument efikas për shmangien e tyre, nëpërmjet ndryshimit të thjeshtë të dokumenteve të origjinës së mallit, nga prodhimi rus, në atë serb.

Republika e Serbisë ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lire me Rusinë dhe me Organizatën e Bashkëpunimit Ekonomik Euroaziatik që dominohet nga Moska. Nuk është vështirë të merren me mend pasojat e rënda për prodhuesit tanë nga vërshimi i mallrave ruse.

A duhet argument tjetër shtesë për Edi Ramën që të heqë dorë nga kjo nismë që u shërben interesave të një fuqie agresive si Rusia?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat