AAK kërkon heqjen e akcizës së naftës dhe tatimit mbi produktet bazike

Aktuale

AAK kërkon heqjen e akcizës së naftës dhe tatimit mbi produktet bazike

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 12:19
Pal Lekaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës heqjen për një periudhë pesë mujore të akcizës për naftën, heqjen e tatimit mbi produktet bazike të shportës familjare dhe përkrahjen direkte apo indirekte për të ruajtur zinxhirin ekonomil.

Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj, ka thënë se kjo duhet të bëhet për shkak të inflacionit të lartë në Kosovë.

Lekaj ka thënë se shefi i Qeverisë është në ekskursion dhe se ministrat e tij nuk po ndërmarrin masa në të mirë të qytetarëve.

Reagimi i Qeverisë, në këtë kohë krize as që shihet. Kryeministri është ne ekskursion e ministrat e dikasterëve ekonomike janë të padukshëm. Madje për secilin propozim, iniciativë të opozitës, nuk ekziston as minimumi i vullnetit për diskutim, apo gjetje të alternativave të përbashkëta. Pra thjeshtë, ende janë në logjikën “Krejt dhe drejt””, ka thënë Lekaj.

Ekonomia e Kosovës është para kolapsit. Për të ruajtur vitalitetin e zinxhirit ekonomik, na duhen masa urgjente. Masat urgjente duhet të përfshijnë së paku 3 segmente. E para, përkrahja nëpërmjet politikave fiskale dhe tatimore; E dyta, në përkrahjen qoftë direkte apo indirekte për të ruajtur zinxhirin ekonomik; dhe e treta, të sigurohet furnizimi apo kontratat për produktet bazike dhe kontrolli i tregut. Tek përkrahja nëpërmjet politikave fiskale dhe tatimore, propozojmë heqjen për një periudhë pesë mujore të akcizës për naftën, heqjen e tatimit mbi produktet bazike të shportës familjare, përkrahjen direkte apo indirekte për të ruajtur zinxhirin ekonomik, masa emergjente të rishikimit të çmimeve të kuotuara në projektet e investimeve publike”, ka thënë Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat