Açka debat me Ahmetajn për “Ballkanin e Hapur”: Kafsho gjuhën, s’ka marrëveshje pa Kosovën

Aktuale

Açka debat me Ahmetajn për “Ballkanin e Hapur”: Kafsho gjuhën, s’ka marrëveshje pa Kosovën

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 19:02
Flutura Açka dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj

Deputetja demokrate Flutura Açka dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj kanë debatuar sot në Kuvend, lidhur me nismën “Ballkani i Hapur”.

Ahmetaj, teksa iu referua “Ballkanit të Hapur”, tha se nisma në fjalë është një nismë përveçse kulturore, ekonomike edhe politike, e cila ka mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve.

“Për informacion SHBA-të dhe BE-ja janë mbështetës të plotë të Open Balkan. Të dy figurat dhe madje ambasadori amerikan në Beograd, Criss Hill ishte dje atje në mbështetje. Vendi i Kosovës është atje, është vendimmarrja e Kosovës të marrë pjesë apo jo. Ne si Shqipëri dhe kryeministri ynë që e ka iniciuar, praktikisht e ka bazuar në 4 liritë dhe në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike, njerëzore, kulturore, politike të Ballkanit”, tha Ahmetaj.

Teksa iu referua deklaratës së zv.kryeministrit, Açka kërkoi nga zv.kryeministri ta korigjojë, pasi vetë i dërguari i Posaçëm i SHBA-ve Gabriel Escobar pohoi se e mbështesin nismën vetëm në rast se nuk është një marrëveshje politike.

Ndërsa Ahmetaj pohoi të kundërtën.

“Doja vetëm t’i bëja një korrigjim të vogël zëvendëskryeministrit sepse në lidhje me Ballkanin e Hapur është në të mirën e tij t’ia bëj këtë korrigjim. Këtu që tha kemi bekimin e Europës dhe Amerikës për Open Balkan. Nuk e di z. zëvendëskryeministër nëse e ndoqi z. Escobar, e tha shumë qartë që ka dy kushte. E para që të jenë të gjashta vendet, të ketë mirëkuptim ky Open Balkan dhe e dyta të jetë ekskluzivisht marrëveshje ekonomike. Dhe çfarë tha zëvendëskryeministri këtu? Tha që është marrëveshje ekonomike dhe politike. Kështu që bën mirë ta kafshojë gjuhën herë tjetër kur është fjala për marrëveshje politike sepse këto janë njëçik kafshatë e madhe për ne Shqipërinë e vogël. Kjo nuk është marrëveshje politike sepse nuk ka marrëveshje politike pa Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat