Gërvalla pas takimit me Blinken: Lidhja mes Kosovës dhe Amerikës do të mbetet gjithmonë e veçantë

Aktuale

Gërvalla pas takimit me Blinken: Lidhja mes Kosovës dhe Amerikës do të mbetet gjithmonë e veçantë

Nga: A.SH Më: 11 qershor 2022 Në ora: 07:15
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka takuar sekretarin amerikan, Antony Blinken.

Ajo ka thënë se me Blinken ka biseduar për çështjen e sigurisë dhe bashkëpunimit në Ballkan, të ardhmen euroatlantike të Kosovës ishte shumë inkurajuese.

“Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbetet gjithmonë e veçantë”, ka shkruar ajo.

Postimi në Facebook:

Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, së bashku me Zëvendësministren Liza Gashi, dhe Ambasadorin Ilir Dugolli, po marrim pjesë në “Samitin e Amerikave”, i cili po zhvillohet në Los Anxhelos.

Biseda me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken rreth sigurisë dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës ishte shumë inkurajuese, domethënëse dhe e përzemërt. Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbetet gjithmonë e veçantë.

Sekretarin Blinken e falënderova jo vetëm për ftesën, por edhe për mbështetjen e pakrahasueshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Sekretari Blinken gjatë kësaj bisede ritheksoi që Kosova zë një vend të veçantë në zemrën e Presidentit Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat