Investimi në arsim fuqizon të rinjtë në Ballkan

Aktuale

Investimi në arsim fuqizon të rinjtë në Ballkan

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Në kuadër të konferencës së Lidershipit në Ballkan, “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Federata Universale e Paqes të shtunën në Prishtinë në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, është theksuar nevoja e investimit në arsim si elementi kryesor i fuqizimit të të rinjve dhe ndërveprimit më të madh tyre në rajonin ballkanik.

Të njëjtat u konsideruan si shtyje për zhvillim shoqëror dhe nxitje të paqes dhe tolerancës. Megjithatë, u tha se pamundësia e të rinjve në Ballkanin Perëndimor është dukshëm me i lartë se në vendet e tjera të BE-së. 

Në sesionin “Ndërveprimi i të rinjve dhe e ardhmja e Ballkanit, zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna, tha se arsimi cilësor dhe ndërveprimi më i madh të të rinjve do të krijojë ura të bashkëpunimit në rajon. 

Bërdyna: Të rinjtë duhet të rriten në ambiente që sigurojnë njohuri konkurruese Video: 

“Politikat janë gjithëpërfshirëse dhe promovojnë paqen dhe sigurinë. Trajtimi i barabartë reflektohet edhe në pjesë të kurrikulave tona në gjitha nivelet…Secili nga ne duhet të kryej me nder dhe përkushtim rolin që na takon, në mënyrë që fëmijët tanë të rriten dhe zhvillohen në ambiente që sigurojnë njohurit konkurruese”, tha ajo. 

Përfshirje më të madhe të të rinjve kërkoi edhe drejtorja ekzekutive e organizatës rinore në Shqipëri, Dafina Peci. 

Peci: Rinia duhet të ketë përfshirje më të madhe 

“Rinia duhet të përfshihet në gjitha fazat e disajnimit të një politike, jo vetëm si trup konsultues. Mbështetja e rinisë duhet të strukturizohen në politikat rajonale dhe kjo është më se e nevojshme. Për të bërë këtë nevojën ekspertiza dhe përafrim me gjithë partnerët evropian”, tha ajo. 

Ndërsa, zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport në Maqedoninë e Veriut, Amir Bilalli, tha se gjeneratat e reja pasqyrojnë transformim kulturor dhe ndihmojnë në funksionimin e demokracisë. 

Bilalli: Gjeneratat e reja ndihmojnë në funksionimin e demokracisë 

“Në Ballkanin tonë të vogël ekziston tundim dhe ka stereotipe për përparimin e gjeneratave reja. Por unë mendoj se interneti është burim i pashtershëm, ku lindin liderë të së ardhmes…Gjeneratat e reja pasqyrojnë transformim kulturor dhe ndihmojnë në funksionimin e demokracisë”, tha ai. 

Nga ana tjetër, Jasmin Spahiq nga Bosnje e Hercegovina, tregoi sfidat e të rinjve në arsimim në vendin e tij. 

Spahiq: Elementi më thelbësor për rininë është arsimi 

“Elementi më thelbësor për rininë është arsimi. A mund të paramendoni të jetoni në një vend që ka 13 ministri të arsimit. Ne kemi shembullin që jemi përpjekur të krijojmë shoqata të studentëve dhe nxënësve. Në këtë drejtim kemi themeluar 13 këshilla të shkollave të mesme. Mirëpo, para 6-7 vjetëve kanë filluar ndryshimet pozitive në arsim me anë të mbështetjes së BE-së”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat