Molliqaj: Po e festojmë Ditën e Çlirimit në kushtet më të vështira që nga paslufta, sot sulmohet veterani i këtij çlirimi

Aktuale

Molliqaj: Po e festojmë Ditën e Çlirimit në kushtet më të vështira që nga paslufta, sot sulmohet veterani i këtij çlirimi

Nga: A.SH Më: 12 qershor 2022 Në ora: 13:24
Ushtarët e UÇK-së

Dardan Molliqaj nga PSD, ka thënë se Ditën e Çlirimit të Kosovës, po e festojmë në kushte të vështira.

Sipas tij, po sulmohet veterani dhe organizimi i armatosur për liri, përmes proceseve gjyqësore politike e një etnike, e që kjo është e rrezikshme.

Postimi në Facebook:

Dita e çlirimit i thërret potencialit. Ajo na kujton përpjekjen dhe organizimin. Kjo ditë na kujton çlirimin.

Por kushtet në të cilat po festojmë çlirimin janë më të vështirat, që nga paslufta.

Sot sulmohet veterani i këtij çlirimi.

Sulmohet organizimi i armatosur për liri, përmes proceseve gjyqësore politike e një etnike.

Dhe krejt kjo është luftë ndaj qëllimeve politike të UÇK-së. Tutje, kjo periudhë le shenja dhe përcakton të ardhme. Prandaj është e rrezikshme.

Sot që po flasim, kemi nevojë për çlirim të narratives që pushteti ka kapur. Kemi nevojë për mobilizim.

Urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat