A mundet VV-ja edhe pa Albinin, kjo është përgjigjia e Salih Zybës

Aktuale

A mundet VV-ja edhe pa Albinin, kjo është përgjigjia e Salih Zybës

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 12:50
Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka qenë i ftuar në “Sytë Shtatë” ku i është përgjigjur pyetjes nëse VV-ja si opozitë, do të protestonte për Vetëvendosjen e sotme në pushtet.

Ai tha do të kishte mundësi të kërkohej më shumë.

Tutje ai foli edhe në lidhje me atë se a mundet Vetëvendosja pa Albin Kurtin.

“E mira e subjektit tonë, e dëshmuar deri më tani është përveçse e garanton statutin që është statut dinamik, nuk është statik, nuk përkufizohet në persona dhe afate, por në secilën kohë në proceset që ndodhin prej pikës në strukturat e mesme, deri në strukturën e lartë, është dinamik dhe ka mundësi ndryshimi. Nuk është pengesë personi, kryetari sepse kryetari e ka dëshmuar edhe personalisht”, tha ai.

Zyba gjithashtu u shpreh se Lëvizja Vetëvendosja e ka identitetin e personit bartës të zhvillimit.

“Vetëvendosja e ka identitetin e personit bartës të zhvillimit, por edhe ndryshimeve në shoqëri, aktualisht e ka edhe rëndësinë dhe rolin që e ka, por edhe vet lideri në këtë rast Albin Kurti, por edhe organizata ka pasur të shtrijë jo vetëm frymën, por të rris potencialin edhe për menaxhimin dhe rrethanat e së ardhmës. Nuk është pengesa individi, tek ne është angazhimi i gjithmarshëm i shoqërisë, sepse prej një potenciali si subjekt ne kemi dëshmuar dhe kemi pasur angazhimin dhe qëllimin që të krijojmë një qytetari aktive e jo të përkufizohemi te struktura e ngushtë”, u shpreh tutje Zyba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat