“Xhavit tregona se për çfarë motivi t’a mbytën vëllain Agimin”/ Kushëriri i Donika Gërvallës tregon detajet e pathëna

Aktuale

“Xhavit tregona se për çfarë motivi t’a mbytën vëllain Agimin”/ Kushëriri i Donika Gërvallës tregon detajet e pathëna

Nga: P.R Më: 13 qershor 2022 Në ora: 20:03
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, e ka cilësuar ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën, vrimë të fundit të kavallit, për të folë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi kjo e fundit po akuzohet se nuk e ka përmendur UÇK-në në urimin e saj për ditën e clrimit të Kosovës.

”Për me folë, njerëzit autoritativ që duhet të flasin për ditën e çlirimit, është presidenti i vendit dhe është kryeministri. Të tjerët mund ta urojnë njëri-tjetrin. Edhe në Kosovë kjo ndodhë. Nuk respektohet protokolli i shtetit dhe komunikimi publik në raport popull shtet, shtet popull. Nuk e kam parasysh atë se çfarë ka thënë zonja Gërvalla. Por sa i përket UÇK-së, besoj që ne e kemi një instrument popullor që quhet kavall. Dhe dihet ajo vrima e fundit e kavallit, çfarë roli ka luajt në të. Edhe zonja Gërvalla është flautiste dhe po besoj që e din rolin e gishtit të fundit tek ajo flauta”, ka deklaruar Xhavit Haliti.

Ekrem Gegë Gërvalla, kushëriri i Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës, përmes një postimi ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.

“Xhavit, meqë ti n’a qenke „bira …..e parë e kavallit“ dhe Donika na qenka „vrima e fundit e kavallit“ tregona së për çfarë motivi t‘a mbytën vëllain Agimin? Për babën dhe mixhën e Donikes e dijmë pse dhe nga kush u vranë. Nëse nuk e din ti, po të tregoj: Jusufi ( babaj i Donikës ) dhe Bardhi ( mixha i sajë ) u vranë nga UDB-ja, ata u vranë për Kosovën, në kohën kur akoma nuk kishte lindur UÇK-ja. E, vëllai i juaj Agim Haliti, u ther me thikë për vdekje për motive të ulta. Pra, ky është dallimi i birës së parë dhe vrimes se mramë të kavallit. Xhavit, është interesant se gjatë gjithë veprimtarisë tëndë të „ bujshme“ kurrë asnjë therrë në këmbë nuk të hyri, perjashto një atentat të inskeniar nga një UDB-ash me emrin Bozhidar Spasic”, ka shkruar Ekrem Gegë Gërvalla, përcjellë “Bota sot”.

Image
Postimi nga Ekrem Gegë Gërvalla
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat