Deputeti Armend Muja/ 4500 euro të hyra mujore, 16 mijë euro kursime në bankë

Aktuale

Deputeti Armend Muja/ 4500 euro të hyra mujore, 16 mijë euro kursime në bankë

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 13:54
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Armend Muja, ka deklaruar mbi 4500 euro të hyra neto familjare në muaj..

Muja ka deklaruar 1800 euro pagë mujore nga Kuvendi i Kosovës, 2250 euro pagë mujore nga kolegji “Riinvest”.

Përderisa paga e bashkëshortes së tij në Qeverinë e Kosovës është 460 euro.

Muja, i cili po e kundërshton tërheqjen e kursimeve të Trustit nga qytetarët, poashtu ka deklaruar mbi 16 mijë euro kursime në bankat komerciale të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat