Flasin juristët-A duhet që Avokati i Popullit t`i ketë 5 zëvendës?

Aktuale

Flasin juristët-A duhet që Avokati i Popullit t`i ketë 5 zëvendës?

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, po votojnë për zgjedhjen e pesë zëvendësve të  Avokatit të Popullit.   Megjithatë, për dikë mund të jetë e çuditshme se si ka mundësi që Avokati i Popullit të ketë 5 zëvendës!

Pra, a duhet që Avokati i Popullit duhet t’i ketë gjithë këta zëvendës?

Kësaj pyetjeje i është përgjigjur avokati Arlind Fetahu, i cili beson se fillimisht, duhet kuptuar nga publiku laik, se roli dhe funksioni i institucionit të Avokatit të Popullit, i cili ushtrohet nga Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij, pesë sa janë aktualisht, është shumë i rëndësishëm në një shoqëri demokratike.

Kjo, sipas Fetahut, për shkak të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore në kuptim të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së të drejtave të individëve kur ato cenohen apo shkelen nga institucionet tjera shtetërore gjatë ushtrimit të veprimtarive të tyre.

“Kushtetuta e Kosovës çështjen e zëvendësve të Avokatit të Popullit ia lë Ligjit për Avokatin e Popullit që ta rregullojë, neni 5 i këtij ligji, ka paraparë që Avokati i Popullit të ketë pesë (5) zëvendës”, thotë avokati Fetahu.

Ai tregon se sikurse  shumë ligje tjera edhe ky ligj është ligj i marrë nga shtetet më të zhvilluara dhe me demokraci të etabluar dhe nuk është produkt i Kosovës që rrjedh nga nevojat e shoqërisë së këtushme.

“Në këtë kuptim, numri kaq i madh i zëvendësve është sa i panevojshëm aq edhe i dëmshëm në aspektin funksional e monetar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat