Kryediplomati turk do të vijë në Kosovë dhe rajon këtë muaj

Aktuale

Kryediplomati turk do të vijë në Kosovë dhe rajon këtë muaj

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 17:50
Mevlut Çavusoglu

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, do të vizitojë Kosovën, Serbinë, Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën nga 15 qershori deri më 19.

Gjatë kësaj vizite ai në këto vende do të flasë për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë, si dhe do të diskutohen edhe marrëdhëniet bilaterale.

Ai do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e tij, krerët shtetërorë dhe kryeparlamentarët e këtyre vendeve, si dhe do të takojë përfaqësuesit e turqve, shkruan TRT Haber.

Ndërkaq, më 16 qershor ai planifikon të marrë pjesë në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut, si dhe do të takojë përfaqësuesit e komunitetit turk të këtij shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat