Bekë Berisha i drejtohet deputetit të VV-së: Ti rri trus qaty
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka pasur replika të ashpër me një nga deputetët e Vetëvendosjes.
Ai iu është drejtuar deputetit që nuk dihet cili ishte me fjalët: “ti rri trus qaty”.
“E para askush prej neve nuk i ndan veteranët në të rrejshëm e të parrejshëm. Edhe nuk mendoj që ka fryrje të listave. Janë 30 e dicka mijë me pagë. E janë 60 mijë krejt. Ky problem është krijuar kështu, është bërë politik. Kryeministri Albin Kurti pat provu me marrë votë me bashkim kombëtar”, ka thënë Berisha.
“Ti Murati kush je ti me na kallëxu neve kush i rrejshëm kush i parrejshëm. Mos më pengo. Rri se jam tu fol përnime. Rri trus. Kush je ti me kallëxu”, u shpreh Bekë Berisha.
Kurti: S’po shkoj sot në Forumin e Prespës, po i pres veteranët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e anulon pjesëmarrjen në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut, për t’i pritur përfaqësuesit e organizatave të veteranëve.
Ai tha se do t’i pres bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për t’i dëgjuar ata dhe për të diskutuar për të gjitha, njofton Klankosova.tv.
“Ajo që propozoj sot është të anuloj pjesëmarrjen time në Forumin e Prespës dhe po pres në takim bashkë me Hekuran Muratin, udhëheqësit e organiztës së veteranëve të luftës së UÇK-së dhe po i dëgjoj e t’i diskutojmë të gjitha”.
Kurti tutje tha se përfaqëues i protestës nuk është një deputet i opozitës, duke iu drejtuar Abelard Tahirit, i cili foli në emër të veteranëve.
“Ata janë përfaqësues të protestës jo një deputet i opozitës. Nga Tahiri dëgjova se së pari u prezantua në emër të opozitës pastaj foli në emër të tyre”.
Tahiri kërkon të ndërpritet seanca dhe të mblidhet Komisioni për Buxhet
Tahiri kërkon të ndërpritet seanca dhe të mblidhet Komisioni për Buxhet
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar të ndërpritet seanca e sotme plenare dhe të mblidhet Komisioni për Buxhet.
Tahiri ka shtuar se në këtë komision duhet të ftohen organizatat e veteranëve të luftës dhe ministri i Financave për fillimin e dialogut.
Ai pas vazhdimit të seancës plenare, ka njoftuar se janë takuar me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Tahiri: Ne e kishim një takim më herët në zyrën tuaj
“Ne e kishim një takim më herët në zyrën tuaj, dhe si grupe parlamentare të opozitës kërkuam që të adresojmë shqetësimet dhe kërkesat e veteranëve të UCK-së, një padrejtësi e tyre e cila ka ndodhur, pikërisht me një angazhim të madh të qeverisë Kurti. Mendoj që kjo padrejtësi duhet të korrigjohet, duke lënë jashtë të një procesi të tillë kategorinë e veteranëve të luftës, ku me pagën minimale përcaktohet minimumi i të ardhurave me të cilën mund të jetojë një familje në Kosovë dhe ajo e pamjaftueshme, t’i lëmë anash edhe nga kjo pagë minimale është e pa tolerueshme”, ka deklaruar ai.
Tahiri tha se veteranët po kërkojnë të drejtat e tyre, për çka edhe në respekt të tyre duhet të ndërpritet seanca.
Tahiri: Të ndërpremë këtë seancë në respekt të atyre që po protestojnë
“Po kërkojmë sqarim se ne kishim një takim më herët, dhe kërkesat tona ishin më se të arsyeshme: sot në respekt të atyre njerëzve që në këto temperatura të larta po protestojnë për një të drejtë të tyre legjitime, të ndërpremë këtë seancë. Të mblidhet Komisioni i Buxhetit dhe Transfereve së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave të Qeverisë së Kosovës dhe të ftohen edhe të përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës, të fillojë një dialog mes tyre dhe të gjejmë një kompromis që kjo kategori e cila është më se meritori, mos të lihet jashtë këtij procesi”, tha Tahiri.
Ndërkohë në oborrin e kuvendit, me qindra veteranë po protestojnë që katër orë me kërkesën për tërheqjen e projektligjit për pagën minimale, i cili është miratuar në lexim të parë.
Rifillon seanca e Kuvendit, Tahiri i PDK-së kërkon dialog për veteranët
Pas ndërprerjes së seancës ë paradites së sotme, për shkak të bllokimit nga ana e deputetëve opozitarë, lidhur me protestën e veteranëve të UÇK-së, të organizuar nga OVL UÇK, për mospërfshirjen e kësaj kategorie në ligjin për pagën minimale.
Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri ka bërë thirrje që të mblidhet Komisioni për Buxhet dhe Financa që të diskutohet kërkesa e veteranëve, ku sipas tij duhet të përfshihet edhe e drejta e tyre legjitime për pagën minimale.
Kuvendi shkon në pauzë deri në oren 13
Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në 13:00.
Ky pushim vjen pasi opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, dhe për shkak të kësaj, kryekuvendari Glauk Konjufca bashkë me shefat e grupeve parlamentare kanë mbajtur mbledhje.
Konjufca tha seanca do të vazhdojë pas pauzës, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se në oborrin e kuvendit janë duke protestuar veteranët e luftës për mospërfshirjen në ligjin për pagën minimale.
Tahiri heq mikrofonin e foltores, deputetët e opozitës mblidhen te Konjufca
Kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri e ka hequr nga vendi mikrofonin e foltores së Kuvendit të Kosovës teksa deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu po e merrte fjalën.
Deputetët e PDK-së dhe ata të AAK-së, janë mbledhur para foltores dhe po e pamundësojnë mbajtjen e seancës.
Ata paralajmëruan se nuk do ta lënë mbajtjen e saencës së Kuvendit derisa veteranët po protestojnë jashtë.
Pas kësaj situate, Konjufca i ka ftuar kryetarët e Grupeve Parlamentare për të diskutuar mbi vazhdimin e seancës.
“Meqenëse u krijua kjo situatë, i thërras kryetarët e Grupeve Parlamentare për një konsultë në zyrën time”, ka thënë Konjufca.
Ndërkaq protesta jashtë Kuvendit e veteranëve të luftës po vazhdon.
Deputeti i VV-së i drejtohet Haradinajt: Ramush nuk ta kemi borxh që të na shash me nanë
Seanca e Kuvendit ka nisur me përplasje ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës. Në deklarimet jashtë rendit të ditës i pari foli deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi.
Ai bëri një urim me rastin e ditëve të çlirimit që shënohen në Kosovës në muajin qershor.
Përkujtoi sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri. Në fund të fjalimit të tij iu drejtura deputetit të AAK-së dhe ish kryeministrit Ramush Haradinaj duke i thënë që nuk ia kanë borxh që të shahen me nënë.
“Po u drejtohem kolegëve që po na drejtohen me fjalën “marre”, nuk ua kam borxh unë as askush nuk e kemi borxh që ta fyejmë njëri tjetrin
Ramush, nuk ia kemi borxh, nuk do të dëshiroja Ramushi të shanë, të na shanë edhe me nanë, por e kemi sikur zotëriu, kryetari i këtij grupi që na ka sha me nënë e babë. Por, na kanë thënë i shami të shanë”, ka thënë Krasniqi.
LDK kërkon diskutim urgjent me veteranët
Shefi grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në emër të partisë propozoi që të ndërpritet trajtimi i ligjit për pagën minimale dhe që Qeveria ta fillojë urgjentisht një diskutim me veteranët.
“Unë propozoj në emër të LDK-së që të ndërpritet trajtimi i ligjit për pagën minimale, të fillojë urgjentisht diskutimi me grupet e interesit dhe të mbërrihet një kompromis lidhur me këtë çështje”, tha ai në seancën e Kuvendit.
Gashi tha se Qeveria “nuk ka realizuar dialog politik dhe social me shoqatat e veteranëve të luftës, partitë opozitare dhe nuk është koordinuar për këto situata”.
“Është e padinjitetshme, e pandershme dhe e paarsyeshme që veteranët e luftës të trajtohen në këtë mënyrë, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike”, tha ai.
Opozita në mbështetje të veteranëve, proteston duke goditur tavolinat e Kuvendit me grushte
Deputetët e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, janë solidarizuar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbajnë protestë gjithëpopullore në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.
Opozitarët kanë goditur me grushte tavolinat duke pamundësuar fillimin e seancës plenare.
Ndryshe, në rend dite të kësaj seance është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës.
Ligj i cili mundëson tërheqjen e 30 për qind të kursimeve nga Trusti.
Live: Deputetët mblidhen për të shqyrtuar tërheqjen e Trustit, jashtë protestohet
Ndërsa veteranët po protestojnë, në sallën e Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë nisur të mblidhen për seancën e paraparë për sot.
Raportohet se deputeti i pari që ka arritur në sallë ishte Fatmir Humolli, i cili nuk e ka votuar projektligjin që e rrit pagën minimale.
Edhe deputetët e partive opozitare kanë nisur të mblidhen.
Në sallë u pa shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, Ferat Shala, Mërgim Lushtaka, Hajdar Beqa e Ganimete Musliu. Ndërkohë, në Kuvend është edhe ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, njofton Klankosova.tv.
Ndryshe, në seancën e sotme parlamentare do të diskutohet për Trustin.
---------------------
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare ku në rend dite janë 20 pika. Por më e rëndësishmja është pika tetë, apo shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116, që i hap rrugë tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit.
Lëvizja Vetëvendosje që udhëheq e vetme dhe ka numrin me të madh të deputetëve është shprehur kundër miratimit të këtij projektligji, duke thënë se është një ide politike dhe që kërkon tetë vite rikuperim.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bsilimi, deklaroi se rreth 800 mijë qytetarë, apo më shumë se 70 përqind e popullsisë në moshë të rritur, nuk mund të përfitojnë asgjë nga kjo skemë ose përfitojnë pjesa më e vogël e tyre, 337 mijë në mesatare diku ne shumë prej 120 euro.
“Tash për një fenomen, i cili është identifikuar si problem i madh, si ka mundësi që zgjidhja të gjendet në një instrument i cili siguron një tërheqje prej 120 eurosh dhe ky projekt mbështet nga një grupacion politik, i cili publikisht ka thënë se masa e Qeverisë për 100 euro, është asgjë. Pra, si ka mundësi që një masë e Qeverisë, e cila 800 mijë qytetarë u ndanë nga 100 euro është asgjë, ndërkaq masa e propozuar, e cila ta shkatërron sistemin pensional, të kërkon tetë vjet për të rikuperuar dëmin”, theksoi Bislimi.
Partia Demokratike e Kosovës, si sponsorizuese e këtij projektligji, ka kërkuar nga deputetët e të gjitha partive politike që në seancën e Kuvendit të Kosovës të votojnë pro pikës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, për t'i ndihmuar qytetarët e Kosovës të cilët nga fillimviti 2020 po përballen me krizën financiare.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu u shpreh se janë bërë 100 ditë prej kur Projektligji për Trustin është dërguar në Kuvend, por trajtimi i tij është shtyrë nga pushteti i Albin Kurtit, sipas tij, me qëllim që të ushtrohet presion mbi deputetët që të mos e përkrahin këtë projektligj.
“Në emër të PDK-së i ftojmë të gjithë deputetët pa dallim pozitë dhe opozitë që të mbështesin me votë Projektligjin për Trustin. Ata janë të zgjedhur me votë të qytetarëve dhe duhet të votojnë për kërkesën e qytetarëve... E kemi parë që shumë politikanë dhe familjarë të vet kanë tërhequr mjete nga Trusti dhe është e pamoralshme që kjo të mos u mundësohet qytetarëve. Kur edhe vetë drejtori i Trustit ka tërhequr mjetet nga Trusti atëherë pse kjo t’u ndalohet atyre që kanë kursime”, deklaroi Haxhiu.
Për të lejuar tërheqjen e mjeteve të 30% të Trustit ditë më parë është organizuar edhe një protestë, ndërsa edhe sot për në mesditë është paralajmëruar një tjetër protestë që kërkohet të miratohet ky projektligj.
Para dy vitesh ishte lejuar tërheqja e menjëhershme dhe e parakohshme e 10% të kursimeve pensionale. Sipas të dhënave, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427,371 kontribues.