Linda Morina në protëstë/ Xhevdet Pozhari: Ky nuk është lajm, ja cili është lajmi sipas tij!

Aktuale

Linda Morina në protëstë/ Xhevdet Pozhari: Ky nuk është lajm, ja cili është lajmi sipas tij!

Nga: N. Sh. Më: 16 qershor 2022 Në ora: 16:15
Xhevdet Pozhari

Veteranët e Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës sot që nga mëngjesi kanë protestuar para Qeverisë.

Kërkesat e veteranëve janë që të rritet paga e tyre të cilin e marrin e cila aktualisht është 170 euro.

Mirëpo, për këtë gjendje aktuale nuk e ka fajin Qeveria Kurti.

Kështu shprehet analisti politik Xhevdet Pozhari, i cili thotë se, fajin e kanë ata që u munduan që ta pronësojnë UÇK-në, e që u pasuruan duke u thirrë në luftën dhe vlerat që ishin të popullit.

Postimi i plotë:

Nuk është lajm se Linda Morina ka marr pjesë në protestën e veteranëve.

Nuk është lajm se deputetët opozitarë mundohen të përfitojnë nga kjo protestë ndërkohë që ata janë përgjegjësit kryesorë të gjendjes së mjerueshme të veteranëve të vërtetë.

Lajm është se ata që ishin në gjendje të japin çdo gjë për këtë vend, pa kursyer edhe jetën, sot paguhen veç 170 euro.

Për këtë gjendje nuk ka faj Qeveria Kurti, por ata që u munduan ta pronësojnë UÇK-në. Ata që u pasuruan duke u thirrë në luftën dhe vlerat që ishin të popullit.

Nëse duhet, Qeveria le të ndalë taksa më shumë nga rroga ime dhe e të gjithëve që besojnë në vlerat e UÇK-së dhe ta krijojë një fond të posaçëm për veteranët e vërtetë.

Turpi qoftë mbi krejt ata që i manipuluan ndër vite këta njerëz që i dhanë kuptim lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat