Rritja e rasteve me Covid, ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim

Aktuale

Rritja e rasteve me Covid, ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 15:09
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është shënuar rritje e rasteve me Covid-19 duke rritur kësisoj edhe numrin e rasteve aktive.

MSH me anë të një njoftimi bën thirrje që qytetarët të vaksinohen me vaksinën antiCovid.

“Imuniteti i fituar përmes vaksinimit, me kalimin e kohës vjen duke rënë, prandaj vaksinimi me dozën e radhës (doza e dytë apo e tretë) ndihmon në rindërtimin e imunitetit.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë dy javëve të fundit, është shënuar rritje e rasteve të COVID-19, që ka ndikuar rrjedhimisht edhe në rritjen e rasteve aktive.
 

Me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga infeksioni, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që nuk kanë marrë ende asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, që të vaksinohen, ndërsa qytetarët që i kanë marrë një apo dy doza të vaksinës, ta marrin dozën e dytë, respektivisht dozën e tretë të vaksinës.
 

Imuniteti i fituar përmes vaksinimit, me kalimin e kohës vjen duke rënë, prandaj vaksinimi me dozën e radhës (doza e dytë apo e tretë) ndihmon në rindërtimin e imunitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat