Dënimi i Gucatit dhe Haradinaj, këta janë gjyqtarët që do t'i shqyrtojnë ankesat në Gjykatën e Apelit

Aktuale

Dënimi i Gucatit dhe Haradinaj, këta janë gjyqtarët që do t'i shqyrtojnë ankesat në Gjykatën e Apelit

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:23
Hysni Gucati e Nasim Haradinaj

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, ka caktuar tre gjyqtarë të cilët do t’i trajtojnë ankesat e avokatëve për dënimin e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Këta tre gjyqtarë që do të vendosin në lidhje me ankesën në Apel janë: Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, raporton Nacionale.

Në lidhje me këto ankesa, kryetari i këtij paneli të caktuar, ka thirrur një konferencë para apelimit, më datë 5 korrik nga ora 14:00.

Lajmi është konfirmuar nga Gjykata Speciale nëpërmjet një dokumenti të publikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat