Demhasaj: Çka ke blerë me 170 euro vitin e kaluar, sot as me 250 euro nuk mundesh

Aktuale

Demhasaj: Çka ke blerë me 170 euro vitin e kaluar, sot as me 250 euro nuk mundesh

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 21:56
Arton Demhasaj

Analisti, Arton Demhasaj duke folur për ngritjen e pagës minimale tha se në njëfarë mënyre nuk është që kemi ec tutje si shtet në këtë aspekt.

Sipas tij rritja e pagës minimale është e vogël sepse siç tha ai, është dashur të shkojë edhe më lartë.

“Jam dakord që  nuk është intervenu për 11 vite në rritjen e pagës minimale dhe është mirë që është rritur paga minimale edhe mendoj që është e vogël dmth është dashur të shkojë ende më lartë. Paga minimale dhe vendimi që paga minimale mos me u tatu, mendoj që është për t’u përshëndetur sepse mendoj që paga deri në 250 euro nuk duhet të ketë tatim”, tha ai.

Demhasaj në Tëvë1 deklaroi se paga minimale nuk e ka pësuar një rritje krahasuar me rritjen e inflacionit në produktet esenciale.

“Mirëpo në njërën anë duke u bazuar në inflacionin në disa produkte esenciale kemi rritje të çmimeve nga 100 deri në 200% , sidomos te vaji e te derivatet, ndërsa paga minimale nuk e ka pësuar një rritje të tillë. Pra me marr kështu në gjuhë popullore “çka ke mujtë me ble me 170 euro vitin e kaluar, sot me 250 euro nuk mundesh me ble”. Pra për shkak të rritjes së çmimeve, pra në njëfarë mënyre nuk është që kemi ecë tutje por kemi mbetë aty madje mund të konsiderohet që edhe prapa jemi për shkak të rritjes së çmimeve dhe kjo mendoj që është problematike”, shtoi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat