Muja thotë se kategoritë e dala nga lufta dhe UÇK-ja duhet të largohen nga diskursi ditor politik

Aktuale

Muja thotë se kategoritë e dala nga lufta dhe UÇK-ja duhet të largohen nga diskursi ditor politik

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 22:50
Armend Muja

Do i largoja nga diskursi ditor politik kategoritë e dala nga lufta dhe UÇK-në. Tha për Tëvë1 deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja.

Sipas tij, tashmë dihet merita e secilit në kontributin që kanë dhënë për ta çliruar Kosovën.

“Janë disa çështje që do i largoja nga diskursi ditor politik. Njëra nga to është kategoritë e dala nga lufta edhe UÇK-ja. Sepse është një vlerë sublime që i takon tërë shoqërisë. Meritë për të cilën e kemi parë tashmë përmes lirisë së vendit, prandaj pa marrë parasysh se cili krah politik jemi, ne duhet të pajtohemi me këtë”, tha ai .

Ai tha se s’ka veteranë të partive politike.

“Do ishte mirë me hjek prej debatit, diskutim publik, veteranët, e sidomos kategoritë e dala nga lufta janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë dhe duhet të jenë përgjegjësi e krejt shoqërisë. Aty s’ka veteranë të AAK-së e të PDK-së”, potencoi Muja.

Ndërkaq, Muja tutje shtoi se me kategorinë e veteranëve duhet të flasin sy më sy, e kjo për shkak se ata i kuptojnë kufizimet që i ka Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat