Kusari-Lila i reagon Baton Haxhiu për shkrimin ku e etiketon si “zëdhënëse të të gjitha pushteteve”

Aktuale

Kusari-Lila i reagon Baton Haxhiu për shkrimin ku e etiketon si “zëdhënëse të të gjitha pushteteve”

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 00:58
Mimoza Kusari, Baton Haxhiu

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, i ka reaguar gazetarit Baton Haxhiu pasi ai në një shkrim të tij thotë se në gjithë këto vitet e pasluftës është një gjë që s’ka ndryshuar, dhe sipas tij, ajo është Mimoza Kusari. Gazetari kosovar thotë se Kusari-Lila ka një dëshirë të jashtëzakonshme për të qenë në vëmendje, për të pasur pushtet dhe për t’u pasuruar.

Teksa e thotë një gjë të tillë rreth dëshirës për vëmendje të Kusari-Lilës, Haxhiu përmend një intervistë 60 sekondëshe të ish-ministres të dhënë në “Prive” vite më parë, në të cilën ajo pranon të flasë edhe rreth asaj se a fle me apo pa të brendshme.

Haxhiu thotë se dëshirën e saj për vëmendje e dëshmon edhe fakti se Kusari-Lila ka qenë pjesë e të gjitha partive politike, si ARK, PDK, LDK , e së fundi edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk e kam parë, por sa më tregove ti dhe disa ma kanë përmendur. Kam ndje keqardhje për atë njeri, në nivelin se si ka ra gjuha e tij, pa asnjë fakt për atë që e ka thënë. Dhe nuk kisha dashur të shkojë më tutje. Në një farë mënyrë, largimi kthimi në skenën mediatike.”, tha fillimisht ajo në DPT te Fidani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat