Scholz: Gjermania do mbështes përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE

Aktuale

Scholz: Gjermania do mbështes përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 09:52
Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz, është deklaruar para nisjes së Samitit të BE-së në Bruksel.

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që procesi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, të ecën përpara, dhe për këtë, Scholz, tha se Gjermania do të mbështes përpjekjet e tyre.

”Është shumë e rëndësishme që procesi i BE-së në Ballkanin Perëndimor të ecë përpara. Të gjitha përpjekjet e tyre duhet të çojnë drejt anëtarësimit në BE. Gjermania do të mbështesë përpjekjet e tyre, ne ndihemi përgjegjës për suksesin e tyre”.

”Më e rëndësishmja është se ne po punojmë të gjithë bashkë. Dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do ta kenë një mundësi të mirë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, ata po punojnë shumë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat