Baraliu: A merrni vesh, albinista? Ja pse Kurtin kemi të drejtë me kritiku të gjithë

Aktuale

Baraliu: A merrni vesh, albinista? Ja pse Kurtin kemi të drejtë me kritiku të gjithë

Nga: A.ZH Më: 23 qershor 2022 Në ora: 11:52
Bleron Baraliu

Analisti i çështjeve politike Bleron Baraliu, ka thënë se kryeministrin Albin Kurti, kanë të drejtë ta kritikojnë votuesit e tij.

Sipas tij, votuesit e kanë për obligim qytetar e intelektual ta kundërshtojnë zëshëm Kurtin kur nuk pajtohen me të, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Albin Kurtin kanë të drejtë me e kritiku të gjithë, jo vetëm ne që e kemi votu - sidomos përderisa ka në dorë fatin e shoqërisë si KM i përkohshëm i Kosovës.

Por ne që e kemi votu, e lutë të tjerë ta votojnë, e kemi jo thjeshtë të drejtë por edhe obligim qytetar e intelektual ta kundërshtojmë e kritikojmë zëshëm sa herë nuk pajtohemi. Dhe sa më shumë që Bini zhytë duartë në moçalin e 'trashëguar' (sipas vetdeklarimit), aq më lartë rritet përgjegjësia jonë për ballafaqim. A merrni vesh, albinista?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat