Presidentja Osmani ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të producentes, Vjosa Berisha

Aktuale

Presidentja Osmani ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të producentes, Vjosa Berisha

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 16:28
Vjosa Berisha

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen me rastin e vdekjes së producentes, Vjosa Berisha. 

Osmani ka rikujtuar se Berisha ishte jo vetëm një profesioniste e shquar, por edhe model i gruas së guximshme e stoike.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të producentes së filmave, znj.Vjosa Berisha.

Ajo ishte jo vetëm një profesioniste e shquar, por edhe model i gruas së guximshme e stoike, ndaj e tillë do të mbetet në kujtesën tonë.

Kontributi i saj në industrinë e filmit është i çmuar. Ajo la  pas një festival filmi, të cilin e bashkëthemeloi dhe i cili do të mbetet simbol me të cilën do ta kujtojmë përherë.

Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor!

Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Berisha!

I përhershëm qoftë kujtimi për znj.Vjosa Berisha! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat