“Kosovës ka mundur t’i hiqen vizat në vitin 2016-të bashkë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë”

Aktuale

“Kosovës ka mundur t’i hiqen vizat në vitin 2016-të bashkë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë”

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 22:19
Bernard Nikaj

Njohësi i çështjeve politike Bernard Nikaj, ka thënë se në vitin 2016-të Kosova ka pasur mundësi t’i hiqen vizat bashkë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Nikaj tha se vendit tonë në atë kohë i janë mbyllur “dritaret e mundësisë”, për shkak të mosvotimit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Ka kaluar një kohë që ne i kemi pasur “dritare të mundësive” të cilat i kemi mbyllur në atë kohë. Çështja e demarkacionit është njëra nga çështjet më realiste, më të prekshme që ka përfunduar edhe me raportin pozitiv të Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2016-të, ku i është thënë Kosovës që rekomandohet liberalizimi i vizave me qëllim që të plotësohen edhe dy kritere të tjera”, tha Nikaj.

“Ka kaluar edhe një kohë deri në vitin 2018-të që janë plotësuar këto kritere. Kemi rënë nga paketa me Ukrainën dhe Gjeorgjinë në atë kohë. Na është thënë në vazhdimësi bëni të pamundurën, mos u largoni nga paketa, sepse është më vështirë që t’i hyni kësaj beteje vet sesa të hyni në pako”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat