Bugajski thotë se Asociacioni mund të jetë një bombë me sahat

Aktuale

Bugajski thotë se Asociacioni mund të jetë një bombë me sahat

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:07
Janusz Bugajski

Politologu i njohur amerikan, Janusz Bugajski, ka ftuar SHBA-në dhe BE-në që të kenë kujdes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se në dialogun Kosovë-Serbi krijimi i çdo organi administrativ me bazë etnike do të ishte recetë për mosmarrëveshje dhe manipulime.

“Kosova duhet të fokusohet në decentralizim dhe vendimmarrje lokale, në mënyrë që të menaxhojë çështjet komunale. Për më tepër, vargu i grupeve të të drejtave kolektive etnike në gjuhë, arsim, kulturë, simbolikë, fe, e kështu me radhë është thelbësor për serbët dhe kombësitë e tjera.

Megjithatë, krijimi i çdo organi administrativ me bazë etnike ose fetare do të ishte recetë për mosmarrëveshje, konflikte dhe manipulime të huaja.

BE-ja dhe SHBA-ja do të tregoheshin të marrë në rast se do të vendosnin një tjetër bombë me sahat në rajon, pas gabimit që bënë duke krijuar entitete me bazë etnike në Bosnje dhe Hercegovinë", ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat