Mustafa i LDK-së ironizon me pushtetin: Baxhaneqt qysh i keni?

Aktuale

Mustafa i LDK-së ironizon me pushtetin: Baxhaneqt qysh i keni?

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:28
Besian Mustafa

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, e ka nisur shkrimin e tij duke thënë “mirëmbrëma propaganda e LVV-së”, pasi u zbulua se hajnat ia vodhën 50 mijë euro dhe ari në vlerë 10 mijë euro, Mirsad Shkretës së pushtetit.

Për më tepër, deputeti i LVV-së i ka thënë policisë se shuma e parave ka ardhur si pasojë e kursimeve të atij dhe baxhanakut të tij.

Lidhur me këtë çështje, Mustafa ka ironizuar duke pyetur pushtetin se “baxhaneqt qysh i keni?”.

“Qysh ke ajo “me hajna nuk ka shtet” a? A? A tash ndoshta e keni ndrru’ trakën që keni hypë n’karriga t’lëkurës t’xhipave? A?”, shkroi ai në Facebook.

Mbi vjedhjen që ka ndodhur të enjten në lagjen Kalabria, Prokuroria në Prishtinë ka nisur hetimet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat