Zyrtari i PDK-së viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Aktuale

Zyrtari i PDK-së viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 13:44
Milaim Ahmetaj

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Milaim Ahmetaj, ka vizituar ish-krerët e PDK-së, Kadri Veselin e Hashim Thaqin dhe pjesëtarët e tjerë të UÇK-së të cilët janë në paraburgim në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti i ka përshkuar të fortë dhe krenarë ish-krerët e PDK-së, Kadri Veselin e Hashim Thaqin dhe pjesëtarët e tjerë të UÇK-së.

“Të fortë dhe krenarë për luftën çlirimtare për lirinë e Kosovës, sot pata fatin ta takoj liderin historik te Republikës së Kosovës dhe të PDK-së Kadri Veselin, pata knaqësin ta përshendes ish- Presidentin Hashim Thaqi si dhe ish-Kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi”, shkroi ai.

Ahmetaj tha se beson në drejtësi ashtu siç beson në çlirimitarët dhe shokët e tyre të cilët po mbahen padrejtësisht brenda, sepse lufta e tyre ishte e drejtë dhe e pastër.

“Besoj fuqishëm në drejtësi ashtu siç besoj në çlirimtarët dhe shokët tyre, po mbahen padrejtësisht brenda, sepse lufta e tyre mbrojtëse për popullin e Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, presim me pa durim kthimin e tyre triumfues në tokën e tyre çlirimtare” shkroi Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat