Presidentja Osmani viziton një nga impiantet e paneleve solare në Singapor

Aktuale

Presidentja Osmani viziton një nga impiantet e paneleve solare në Singapor

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Presidentja Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë me dije se sot ka vizituar njërin nga impiantet më të mëdha të paneleve solare lundruese në botë i cili gjendet në Singapor.

“Me një kapacitet prej 60 MWp, një sipërfaqe prej 45 hektarësh e 122 000 paneleve lundruese, projekti i kompanisë Sembcorp furnizon me energji pesë impiantet lokale të trajtimit të ujit të Singaporit, duke e bërë vendin një nga vendet e pakta në botë që ka një sistem ujësjellësi 100 % të gjelbër”, u shpreh presidentja Osmani.

Sipas saj, ky projekt është shembull ideal se si kombinohen inovacioni, teknologjia e mbrojtja e mjedisit në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shtuar - një model për t’u ndjekur nga të gjithë përderisa punojmë për tranzicionin energjetik.

"E ardhmja e gjelbër dhe zhvillimi i qëndrueshëm qëndrojnë në boshtin e konceptit zhvillimor të Singaporit", përfundon ajo.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat