“Mos më bëj pyetje ti mua – a keni interesa direkte?”, përplasje mes Mujës dhe Shalës

Aktuale

“Mos më bëj pyetje ti mua – a keni interesa direkte?”, përplasje mes Mujës dhe Shalës

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 11:57
Pamje nga Komisioni

Një përplasje mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka ndodhur të martën gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi.

Teksa po raporton ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari për investimet strategjike, Shala i ka thënë se i kanë neglizhuar aplikimët.

Por Armend Muja tha se ka pyetje për Shalën.

“S’mundesh me më bo pyetje ti mua, mos e devijo raportimin e ministres”, ka thënë Shala.

Por Muja insistoi, duke e pyetur “ju keni fokus te kompania Mexico Lumo a keni interesa direkte në këtë kompani”.

“Këto janë shpifje të gjitha”, ia ktheu Shala.

“Kot e keni sepse s’mund ta devijoni raportimin”, vazhdoi Shala.

Përplasja ka vazhduar edhe më tutje teksa po diskutohet për investitorët strategjikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat