Kurti: E kam ditur që Bojken Abazi nuk bëhet kryeministër në Shqipëri

Aktuale

Kurti: E kam ditur që Bojken Abazi nuk bëhet kryeministër në Shqipëri

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 12:33
Albin Kurti, Bojken Abazi

Kryeministri Albin Kurti, në intervistën për mediat në Shqipëri, ka folur për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama edhe vizitën e tij në Prishtinë, riktheu vëmendjen edhe tek “përzierja” e Vetëvendosjes në politikën e brendshme në Shqipëri.

Kurti përmendi kandidaturën e Bojken Abazit në zgjedhjet atje. Ai madje tha se e ka ditur se Abazi nuk do të bëhej kryeministër por se kanë synuar ta bëjnë deputet.

“Unë e kam ditur që nuk do bëhet Bojken Abazi kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Po besoj që është dëm që Bojken Abazi nuk është deputet në Kuvend të Republikës së Shqipërisë. Do të ishte mirë që dhe për Shqipërinë, jo vetëm por ‘Vetëvendosjen’, por për Shqipërinë do të ishte mirë, edhe për Kosovën do të ishte mirë. Një aktivist i jashtëzakonshëm i deportuar nga pararendësit e mi në Shqipëri edhe me gjithë përvojën dhe dijen e tij do i bënte shume mirë Kuvendit të Republikës”, tha Kurti.

Kurti më tej ka deklaruar se nuk kanë dashur që ta marrin pushtetin në Shqipëri por sipas tij ta kenë një përfaqësues atje.

“Pra ne nuk kemi dashur ta marrim pushtetin në Tiranë. Absolutisht jo. Ne kemi dashur të kemi edhe një zë përfaqësues në Shqipëri, i cili është qytetar i Shqipërisë, por njeh Kosovën si pak kush tjetër nga brenda dhe nga poshtë. Pra është situatë tjetër ajo e takimit tonë në prillin e vitit të kaluar”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat