Deputeti i LVV-së insiston që Thaçi e Veseli të dëshmojnë në Komisionin Hetimor për Energjinë

Aktuale

Deputeti i LVV-së insiston që Thaçi e Veseli të dëshmojnë në Komisionin Hetimor për Energjinë

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:42
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Në Komisionin Hetimor për Energji, i cili do të hetojë proceset vendimmarrëse në këtë sektor për periudhën 2006-2022, janë diskutuar disa emra për të thirrur në raportim.

Listën e të ftuarve e ka bërë të ditur anëtari i Komisionit Hetimor, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

Por deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka kërkuar që listës së dëshmitarëve t’i shtohen edhe dy emra.

Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, kanë qenë dy propozimet e deputetit të VV-së.

Lista e propozuar nga Muja nuk është shqyrtuar dhe votuar nga Komisioni Hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat