Memli Krasniqi tregon kur mund të liberalizohen vizat

Aktuale

Memli Krasniqi tregon kur mund të liberalizohen vizat

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 08:30
Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se liberalizimi I vizave mund ë bëhet realiet në fund të vitit.

Por nuk ka shprehur siguri të plotë, pasi sipas tij po bëhen vite e vite që kur ky proces nuk po përfundon.

“Unë jam deklaruar disa herë për këtë çështje dhe kohëve të fundit edhe kur është krijuar kjo bindja se mund të ndodhë diçka në samitin e BE-së Ballkan perëndimor dhe unë kam thënë se nuk ka shpresë që një gjë e tillë do të ndodhë në këtë rast”, ka thënë Krasniqi.

“Por kam shpresë që deri në fund të vitit mund të merret një vendim favorizues por nuk mund të them me siguri sepse tashmë janë bërë vite e vite që ne kemi plotësuar kushtet, i kemi kryer të gjitha detyrat e shtëpisë siç na kanë thënë dhe nga ana e Bashkimit Evropian nuk kemi marrë vendimet meritore”.

As në samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor nuk është dhënë asgjë konkrete për sa i përket liberalizimit të vizave.

E Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon që i nënshtrohet regjimit të vizave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat