“Alarmante”, gazetari i medias gjermane: Nëse vazhdohet kështu me ikjet, zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës do të mbahen në mërgatë

Aktuale

“Alarmante”, gazetari i medias gjermane: Nëse vazhdohet kështu me ikjet, zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës do të mbahen në mërgatë

Nga: A.ZH Më: 29 qershor 2022 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka bërë të ditur se 42.728 qytetarë janë larguar nga Kosova në vitin 2021.

Këtë shifër e ka quajtur alarmuese për të gjithë vendimmarrësit, gazetari i Deutche Welles Bahri Cani, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se nëse vazhdohet kështu, pas disa vitesh zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës do të mbahen në mërgatë.

“Po të mos ishte e rëndë, do të thosha me gjysmëhumor: Nëse vazhdohet me këtë tempo, edhe disa vite dhe zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës do të mbahen në mërgatë...

Ky duhet të jetë alarm për të gjithë vendimmarrësit!”, ka shkruar Cani në një postim në Facebook.

ASK ka njoftuar se shumica e njerëzve u larguan nga Kosova në mënyrë legale.

“Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2021 ishin emigrantët legalë. Shkaqet e emigrimit legalë ishin: bashkimi familjar, martesat, gjetja e një vendi pune, shpërngulja e përhershme (kryesisht në shtetet fqinje), studime afatgjata me punësim etj.”, thuhet në njoftim./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat