​Rama i kërkon NATO-s ta ftojë Kosovën në Partneritetin për Paqe

Aktuale

​Rama i kërkon NATO-s ta ftojë Kosovën në Partneritetin për Paqe

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 19:32
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë sot në samitin e NATO-s në Madrid.

Ai me këtë rast kërkoi që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe në NATO.

“Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën - pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat