Hovenier: Kushdo që e barazon situatën në Donbas me atë të Kosovës, nuk i ka kushtuar vëmendje historisë

Aktuale

Hovenier: Kushdo që e barazon situatën në Donbas me atë të Kosovës, nuk i ka kushtuar vëmendje historisë

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 21:45
Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka folur për deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili në shumë raste e ka përdorur precedentin e Kosovës për ta njohur Republikën e Donbasit.

Ai, në Rubikon, ka thënë se këto janë keqinformime dhe informime të rrejshme të Rusisë.

“Është barazim i rrejshëm, stereotipike e Putinit, por thjeshtë nuk është e bazuar në fakte.

Këto dy situata nuk mund të jenë më të ndryshme dhe kushdo që mundohet të barazojë situatën në Donbas me atë të Kosovës, sinqerisht nuk i ka kushtuar vëmendje historisë” ,ka thënë Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat