Vlora Dumoshi: Më ka mbetur peng që votova Vjosa Osmanin për presidente

Aktuale

Vlora Dumoshi: Më ka mbetur peng që votova Vjosa Osmanin për presidente

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 21:53
Vlora Dumoshi

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, ka folur për presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në rolin e ish-bashkëpartiakes së saj, për të cilën ka thënë se nuk ka asgjë personale me të, por sjelljes së Vjosa Osmanit nuk mund t’i besohet.

Dumoshi ka thënë se Osmani kishte pasur hapësirë të mjaftueshme në LDK, dhe ishte e nderuar aty, por ajo “ia ka kthyer shpinën shtëpisë(LDK-së) së saj, për një post”.

Ajo ka thënë se nuk është penduar pse i ka respektuar vendimet e partisë, por i ka mbetur peng që ka votuar Vjosa Osmanin për presidente sepse ajo “nuk e meriton postin e presidentes së Republikës së Kosovës, sepse nuk është treguar që është duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët e vendit nëpërmjet disa deklaratave”.

Sipas saj, Osmani i kishte kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë, dhe se përpjekjet e presidentes për liberalizimin e vizave janë të vonshme.

Ndërkaq, ajo ka folur edhe për Listën Guxo, të cilën e kishte themeluar Osmani, ku ka thënë se ai subjekt realisht nuk ekziston

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat