Tahiri: Rritja e ekonomike për të cilën flet qeveria, fjalë e thatë imagjinare

Aktuale

Tahiri: Rritja e ekonomike për të cilën flet qeveria, fjalë e thatë imagjinare

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 16:58
Abelard Tahiri

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri nëpërmjet një postimi në Facebook ka kritikuar qasjen e qeverisë Kurti.

Sipas tij, kjo qeveri përballë fakteve të pakontestueshme, flet vetëm gjëra të thata.

"Fatkeqësisht, rritja e ekonomike për të cilën flet qeveria, është veç një projeksion imagjinar dhe larg realitetit me të cilin janë duke u përballur qytetarët e Kosovës për çdo ditë. Dëshmi konkrete të mos përputhjes së realitetit të qytetarëve me projeksionin imagjinar të qeverisë për rritje ekonomike në mes tjerash, është shembulli i qarkullimit tregtar të naftës", shkroi Tahiri.

Sipas tij, importi i naftës është zvogëluar, ndërsa të ardhurat e TVSH-së janë rritur, kjo për shkak të rritjes së çmimit të këtij produkti. 

"Sa i përket këtij produkti, në periudhën janar - maj 2021, janë importuar 287,767,367 litra naftë, për të cilat TVSH-ja ka sjellë të hyra prej 32,843,314 euro. Ndërsa, në periudhën janar - maj 2022, janë importuar 24,445,717 litra naftë më pak apo 263,321,650 litra, të cilat kanë sjellë të hyra nga TVSH-ja prej 54,105,824 në total", vazhdoi argumentin e tij Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat