Deputetja e LVV-së: Lajçak ka qenë i njoftuar për vendimin për targat

Aktuale

Deputetja e LVV-së: Lajçak ka qenë i njoftuar për vendimin për targat

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 19:57
Arbëresha Kryeziu-Hyseni

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka thënë se vendimi i qeverisë për targat e komunave paralele vjen si pasojë e marrëveshjeve që janë nënshkruar më herët mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas saj, ata janë vetëm duke zbatuar ato që është dashtë më herët.

Ajo ka theksuar se për një vendim të tillë nuk është nevoja të pyetet askush tjetër pos ekzekutivit kosovar.

“Edhe i dërguari i BE-së, Mirsolav Lajçak, është në mesin e politikanëve ndërkombëtarë që ka qenë i njoftuar që një gjë e tillë do të ndodhë, qysh prej pak më shumë se një viti, në rast se nuk do të ketë lëvizje prej shtetit serb dhe kjo gjë ka ndodhur. Ky nuk ka qenë një vendim ad-hoc që është marrë aty për aty dhe se askush nuk ka qenë në dijeni”, ka thënë Kryeziu-Hyseni,.

Ajo vendimin për targat e ka quajtur si të duhur.

Ndryshe, Lajçak sot ka deklaruar se vendimi i mbrëmshëm i Prishtinës ka ndryshuar temat dhe planet e vizitës së tij.

Ai nuk ka dashur të komentojë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Prishtina planifikon “stuhi” e re në veri të Kosovës.

Ai tha se tani ekziston një situatë e re, që ia ndryshoi planet dhe temat.

“Kam ardhur në rajon për t’u përgatitur për takimin e radhës të liderëve dhe të flasim për progresin dhe normalizimin e marrëdhënieve, kurse tani duhet ta zgjidhim këtë situatë. Nuk duhet të lejojmë të vijë deri te ndonjë krizë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat