Hoti: 2.4% e popullsisë kanë emigruar gjatë vitit 2021, duhet të zvogëlojmë këtë trend

Aktuale

Hoti: 2.4% e popullsisë kanë emigruar gjatë vitit 2021, duhet të zvogëlojmë këtë trend

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 15:18
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se duhet të bëhet më shumë që të zvogëlohet numri i qytetarëve që po emigrojnë nga Kosova.

Hoti thotë se kjo shkallë e emigrimit do të shkaktojë ulje drastike në vitet e ardhshme.

“42,728 persona, apo 2.4% e popullsisë, kanë emigruar gjatë vitit 2021. Duhet të bëjmë më shumë për të zvogëluar këtë trend. Tendenca për të emigruar ekziston në të gjitha vendet në rajon, por në rastin tonë përmasat janë të mëdha dhe në rritje nga viti në vit.

Duke qenë se këta persona janë pjesa më reproduktive e popullsisë, në afat të gjatë kjo shkallë e emigrimit do të shkaktojë ulje drastike, jo të natyrshme, të trendit të natalitetit në vitet dhe dekadat e ardhshme”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat