“A ju duket normale”/ Liri Loshi zbërthen postimin e Hekuran Muratit për UÇK-në - Tregon a duhet të shkarkohet

Aktuale

“A ju duket normale”/ Liri Loshi zbërthen postimin e Hekuran Muratit për UÇK-në - Tregon a duhet të shkarkohet

Nga: N. Sh. Më: 1 korrik 2022 Në ora: 15:55
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, ka zbërthyer shkrimin e Hekuran Muratit të bërë në vitin 2016 ku flet për ushtarët e UÇK-së.

Loshi përmes një postimi në facebook, shkruan se, në po atë vit, qeveria kishte ndarë 45 milionë euro për FSK-në dhe 100 milionë euro për veteranët, ku pyet se a është normale kjo që të ndahen më shumë para për veteranët e luftës se sa për Ushtrinë.

Sipas tij, ky është edhe thelbi i postimit të Hekuran Muratit, ku kërkon që për këtë të zhvillohet edhe debati i vërtetë.

Ai shton se, Murati sot si ministër duhet t’u kërkojë falje ushtarëve të UÇK-së, që në komentin e tij janë gjetur në peshoren e njëjtë me mercenarët.

Publicisti Loshi tutje shton se nuk ka nevojë për dorëheqje të Muratit.

Postimi i plotë i Liri Loshit:

Në vitin 2016 buxheti i Kosovës i paska ndarë 45 milionë euro për FSK-në dhe 100 milionë euro për veteranët. A ju duket normale që një vend që i thotë vetes shtet, të ndajë nga buxheti i tij më shumë për veteranët e luftës se sa për Armatën e vet?! Ose më thjeshtë, a ka edhe një vend tjetër në botë që i ka lejuar vetes një paradoks të tillë?!

Ky është thelbi i postimit të Hekuran Muratit i vitit 2016, rreth të cilit do të duhej të zhvillohej debati i vërtetë. Kalkulimet tjera të tij nuk kanë sensin e duhur politik. Si ministër që është sot ai duhet t’u kërkojë falje ushtarëve të UÇK-së që në komentin e tij janë gjetur në peshoren e njëjtë me mercenarët. Të gjithë ne gabojmë kur flasim a shkruajmë, por duhet të marrim përgjegjësi për lëshimet tona.

Për dorëheqje nuk ka nevojë. Sepse, kritika e tij nuk iu drejtohet ushtarëve të UÇK-së. Ajo u është drejtuar atyre që kanë marrë një vendim të dëmshëm politik për vendin. Pra, vendimi për të fryer listat është koka e kritikës së tij dhe jo fyerja e veteranëve. Së pari duhet të merremi me kokën e krejt në fund me bishtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat