Latifi tregon çka do të mbahet mend për UÇK-në kur të jenë shuar inatet dhe grindjet

Aktuale

Latifi tregon çka do të mbahet mend për UÇK-në kur të jenë shuar inatet dhe grindjet

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 19:44
Blerim Latifi

Blerim Latifi, profesor e opinionist si dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përfshirë në debatin e fundit që lidhet me luftën e UÇK-së, pas daljes në dritë të disa mendimeve të vjetra për veteranët nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Latifi ka thënë se përveç kryengritjes së UÇK-së që realizoi aspiratat e synuara, të gjitha kryengritjet tjera shqiptare në Kosovë, kanë pasur përfundim tragjik.

“Të gjitha kryengritjet shqiptare në Kosovë, duke fillu nga ajo e Pjetër Bogdanit, në vitin e largët 1689, kanë pasur përfundim tragjik, janë shuar me gjak nga pushtuesit, pa arritur t’i përmbushin aspiratat e tyre. Me përjashtim të njërës, kryengritjes së UÇK-së”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se kur të shuhen inatet personale, historia do ta kujtojë vetëm një gjë, duke aluduar në fitoren e UÇK-së.

“Nesër, kur të jenë shuar inatet personale dhe grindjet e politikave ditore të brezit tonë, historia do ta mbaj këtë shënim. Të tjerat do t’ia dhurojë harresës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat