Hekuran Murati kërkoi falje, reagon Çun Lajçi, përmend edhe hajnat që i zhvatën shkronjat e arta!

Aktuale

Hekuran Murati kërkoi falje, reagon Çun Lajçi, përmend edhe hajnat që i zhvatën shkronjat e arta!

Nga: N. Sh. Më: 1 korrik 2022 Në ora: 21:38
Çun Lajçi

Ministri i Kosovës, Hekuran Murati sot kërkoi falje për disa postime të tij në vitin 2016 ku flet për ushtarët e UÇK-së.

Pas kësaj kërkim falje ka reaguar aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi.

Ai e përgëzon Muratin për kërkimfaljen e tij.

Lajçi shprehet se, nuk ka shqiptarë që mendon zi e tërr për UÇK-në, por sipas tij, disa të lig janë që nuk e duan të vërtetën.

Tutje ai shkruan se të gjithë jemi UÇK, por jo të gjithë me hajnat dhe ata që e zvatën.

Postimi i plotë:

Hekuran!

Ti kërkove falje! Edhe unë të përgëzoj!

Gabimet rritën bashkë me neve, e t’pafajshëm mbetën vetëm dy: Zoti n’qiell dhe i vdekuni n’varr!

T’paktën, kështu thojshin, kur pinim ujë përrojeve me Orët e maleve!

Ne shklasim, dhe jo rrallë, me pa dashje ose t’bindun se e kemi mirë! Por, sa herë ti kthehemi vetvetës e fjalës së pamatun, asht e ka qenë urti e t’mençurit, me kërkua falje!

Por, a jemi ne ata që ta kërkojmë faljen apo ata që ta duem ikjën?

I ligu me kërkim falje s’kënaqet se asht i lig!

I urti e ban ate që duhet, por nuk i nënshtrohet t’pa ditunit e shpirtligut!

Ti e bane tandën! Tani ec përpara. Kosovës i duhet mendje e ndritun dhe e guximshme!

Ec e mos ndalo, se ne s’e duem të ditunin! E duem dorën e djathtë, grusht mbi kokë e t’majtën që ta vjedh xhepin!

E ritheksoj:

S’ka shqiptarë (as ti Hekuran) që mendon zi e terr për UÇK-në, atë lotin kristal, por janë ca t’lig që s’e duen t’vërtetën!

Jemi UÇK-të gjithë, por jo të gjithë me hajnat që i zhvatën ato shkronja t’arta tash e dy dekada!

Prishtinë,01.07.2022

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat