“100% incidente reale”, ish-mjeku i UÇK-së tregon skenat tmerruese të luftës: Ju që s’ishit aty trusni qaty!

Aktuale

“100% incidente reale”, ish-mjeku i UÇK-së tregon skenat tmerruese të luftës: Ju që s’ishit aty trusni qaty!

Nga: A.ZH Më: 2 korrik 2022 Në ora: 09:05
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka treguar se në luftë ka mjekuar  ushtarë që janë plagosur aksidentalisht nga shokët e tyre. Ai ka thënë se gjatë luftës, ka parë poashtu ushtarë që aksidentalisht kanë vrarë veten.

Derisa ka siguruar se këto skena janë 100 për qind reale, Loshi u ka kërkuar atyre që nuk ishin në luftë, të mos flasin asgjë për të, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Loshit në Facebook:

Për kuriozitetin e juaj, në luftë kryesisht kam mjekuar ushtarë që janë plagosur nga predhat dhe plumbat e armikut. Por kam mjekuar edhe ushtar që aksidentalisht e ka plagosur shoku i tij. Kam mjekuar nuse që aksidentalisht e ka plagosur burri i saj. Kam mjekuar ushtarë që aksidentalisht e ka plagosur veten. Kam parë ushtarë që aksidentalisht e ka vrarë veten. Krejt kjo ka ndodh në një territor relativisht të vogël që nuk është as sa një e katërta e Drenicës dhe jo më gjatë sesa brenda një viti. Çka ka ndodh në krejt Kosovën, nuk e di, por incidentet që përmenda nuk janë të imagjinuara. Janë 100% reale. E ju që s’keni qenë në luftë fare nuk dini asgjë për luftën. S’ka rëndësi a jeni veteranë a s’jeni. S’ke qenë në luftë, mos fol për luftën. Merri paret e trus rri qaty!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat