Haziri ‘shpërthen’ ndaj Lushtakut: Ja çfarë do iu ndodhte dy policëve nëse në pushtet do ishin dostat e Nurës!

Aktuale

Haziri ‘shpërthen’ ndaj Lushtakut: Ja çfarë do iu ndodhte dy policëve nëse në pushtet do ishin dostat e Nurës!

Nga: A.M. Më: 3 korrik 2022 Në ora: 12:32

Analisti Nexhat Haziri ka reaguar pas sulmit që ish-nënkryetari i Skënderajt Nuredin Lushtaku me disa familjarë të tij, ushtruan ndaj dy zyrtarëve policorë.

Haziri e dënoi ashpër këtë rast, duke thënë se Lushtaku është personifikim i atyre komandantëve të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin për gjithë këto vite në Kosovë.

“Ky dhe dostat e tij, lirinë e kanë konceptuar si pronë ekskluzive të tyre, që mund të bëjnë çfarëdo që duan me të, dhe popullit t’ia japin me këste këtë liri, vetëm aq sa duan, edhe atë me një çmim të lartë, pra të heshtjes dhe nënshtrimit të popullit përballë pangopësisë së tyre për pushtet, para dhe nam, edhe përmes vrasjeve, krimit dhe korrupsionit. Fati i ynë si popull ishte që na çliroi NATO, e jo komandantët si Nuredin Lushtaku”, shkroi analisti në Facebook, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Plagosen dy policë në Skënderaj, raportohet se të dyshuar për rastin janë Nuredin Lushtaku dhe familjarët e tij

Nura, është personifikim i atyre komandantëve të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin për gjithë këto vite në Kosovë. Ky dhe dostat e tij, lirinë e kanë konceptuar si pronë ekskluzive të tyre, që mund të bëjnë çfarëdo që duan me të, dhe popullit t’ia japin me këste këtë liri, vetëm aq sa duan, edhe atë me një çmim të lartë, pra të heshtjes dhe nënshtrimit të popullit përballë pangopësisë së tyre për pushtet, para dhe nam, edhe përmes vrasjeve, krimit dhe korrupsionit. Fati i ynë si popull ishte që na çliroi NATO, e jo komandantët si Nuredin Lushtaku(n.h)

PS:

Fati i këtyre dy policëve është se dostat e Nurës nuk janë në pushtet, përndryshe i kishte prite shkarkimi nga PK-ja sikur ata dy policët e rrahur nga djemtë e Adem Grabovcit në regjimin e GORILLAVE!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat